Home Sporti Abramovich nx...

Abramovich nxjerr në shitje Chelsea-n, vjen oferta e parë zyrtare

317
0

Roman Abramovich ka vendosur në shitje Chelsea. Ndërkohë që sipas “The Sun”, në fundin e kësaj jave pritet të vijë edhe një ofertë zyrtare për aksionet e “Bluve të Londrës”.

Një konsorcium zviceriano-amerikan i përbërë nga Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss kanë shtuar negociatat me manjatin rus. Abramovich kërkon ta shesë sa më parë Chelsean dhe kërkesa e tij është 3.4 miliardë euro.

Oferta e bërë nga dyshja Behly dhe Wyss është ndjeshëm më e ulët se sa kërkesa e presidentit të Chelsea. Ata janë ndalur te shifra e 2.3 miliardë eurosh, ndërsa Abramovich nuk është i gatshëm të pranojë këtë ofertë.

Nga ana tjetër, manjati rus u ka dhënë bankierëve amerikanë të Raine Group një mandat për të gjetur një blerës deri në mes të marsit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit