Home Aktualitet Abuzimi i bab...

Abuzimi i babait me vajzën, dëshmia e re: Bëri eko nëse ishte shtatzënë

408
0

Nëse në Kosovë 11-vjeçarja u abuzua nga njerëz të huaj, në një fshat të Fierit, një vajzë është përdhunuar nga babai i saj. Emisioni investigativ ”Fiks Fare”, denoncoi nëpërmjet dëshmive dhe kamerave të fshehta abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të muajit gusht 2022. “E gjeta babanë sipër vajzës”,-tha i vëllai, ndërsa vajza tha se “ishte shtrirë mbi mua, po më tundte”. Inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se “vajza duhet mbrojtur”.

Familjarë të vajzës rrëfejnë se babai ka abuzuar edhe herë të tjera. Madje, vajza në atë kohë është çuar edhe te gjinekologu për të bërë një EKO nëse ka qenë apo jo shtatzënë. “Vajza ka frikë, më ka thënë se e ka kapuar ai (babai). Ai ka abuzuar edhe më parë, e kemi çuar te gjinekologu. Ka dalë mirë, e pastër”,- thotë nusja e xhaxhait të vajzës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit