Home Aktualitet Mësuesit prot...

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat

24
0

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur disa prej arsimtarëve në protestë për të kërkuar paga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës. Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë për pakënaqësitë e mësuesve ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave me argumentin që ky profesion të zgjidhet nga maturantët, pasi degët e mësuesisë janë në rrezik.

Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues.

Arsimtarët kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin, duke thënë se nuk mund të ketë kushte të mira pa një rritje të buxhetit.

Ne kemi kërkuar që kryeministri të mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5% e PBB. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë SMIP pa trajnuar mësuesit, s’mund të ketë laboratorë pa rritur buxhetin. Nëse s’do jetë 5% e PBB s’mund të ketë rritje pagash. Ne kërkojmë që profesioni i mësuesit të jetë i dëshiruar nga të rinjtë. Pa arsim cilësor s’mund të ketë të ardhme ky vend”, tha një përfaqësues i Sindikatës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit