Home Aktualitet Abuzimi me fë...

Abuzimi me fëmijët, denoncime edhe për raste në komunitet dhe shkolla

19
0

Rastet më të shumta të dhunimit apo abuzimit seksual të të miturve janë brenda rrethit familjar. Sipas një analize të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, përgjatë viteve 2018-2023, 41% e rasteve të dhunës, ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale kanë ndodhur brenda në familje. Ambienti i dytë me i pasigurt është komuniteti, me 14 raste të sinjalizuara të dhunës dhe abuzimit seksual, pasuar nga institucionet arsimore.

“Është shumë shqetësuese, është sirenë alarmi. Sa i përket abuzimit seksual, zakonisht janë të afërm të familjes, apo familjarët, po së fundmi janë rritur shumë në botë të paktën incestet familjare”, tha Belioza Çoku, Drejtore Ekzekutive, “Alo 116-111”, Shqipëri

Në 14 vitet e fundit tre shqetësimet kryesore më shumë të raportuara nga djemtë deri në 18 vjeç janë: 1) Varësia nga bixhozi dhe lëndët narkotike; 2) Problemet, abuzimet dhe dhuna në shkollë, si dhe 3) siguria në internet dhe celular. Problematikat më të shumta të vajzave janë: Abuzimi, dhuna dhe bullizmi mes fëmijëve dhe adoleshentëve; shfrytëzimi për arsye përfitimi, si dhe çështjet e marrëdhënieve familjare.

“Institucionet arsimore duhet të rishikojnë të gjithë strategjinë e tyre komunitare dhe familjare. Është ngritur një bllokadë, ku mësuesi thotë që tani është në shtëpi fëmija…”, tha Çoku. Fëmijët që raportojnë më së shumti problematika i përkasin grupmoshës 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit