Home Aktualitet Zbardhet vras...

Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

47
0

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ka dalë sot në konferencë për shtyp ku konfirmoi se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull. Ardian Çipa tregoi identitetin e autorit të dyshuar.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, banesës nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll për sene me vlerë.

Nga veprimet hetimore, u konstatua se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse që iu kanë shkaktuar vdekjen.

U gjet dhe të fiksohej dhe sekuestrohej përvec provave të tjera dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që cifti kishte në banesë.

U shoqëruan 35 persona, u kryen intervista verifikime, kontrolle dhe të gjithë veprimet e tjera që grupi pa të nevojshme.

Nga hetimet, deklarimet e ndryshme u arrit të sqarohej motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohej autori.

Rezultoi se autori i këtij krimi Thoma Mastora 69 vjec banues në këtë fshat.

U bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit