Home Aktualitet Adriatik Dost...

Adriatik Dosti: Iku dhe Muhedini

112
0
Iku dhe Muhedini
Nga Adriatik Dosti-
Ende pa u shuar dhimbja per largimin nga kjo bote te ikones se portes shqiptare Sul Maliqati dy -tre dite me pare…nje tjeter emer i madh mes te medhenjve te portes shqiptare eshte shuar dje ne New York ne moshen 74 vjecare – Bashkim Muhedini …
Erdhi ne futbollin shqiptar pikerisht si pasues i legjendave Vogli, Maliqati, Bonati , Janku etj…dhe shkelqeu ne fillim vitet 70 krahas J.Rames, Dinelles…P.Ndojes etj dhe la pas serisht emra te shquar te tille si J.Kaci e P.Musta me shoke…
Fatkeqesisht per aresye banale biografike…pasi ”fati i tij i keq”e kish cuar te ishte dhender i nje Anetari te Byrose Politike i cili u shpall armik e u godit rende nga Partia [???]…talenti Muhedini pati nje kariere shume te shkurter sportive – vetem 7 vjet 1969-76…
E megjitheate ne vitet 70-73…do te fitoje me Partizanin e tij e te Loro Boricit…Kupen Ballkanike mes klubeve ne 1970…1 Titull Kampion ne 1971…dhe 2 Kupa te Shqiperise po ne kete periudhe…
Shtatlarti Muhedini do te mbronte porten e Shqiperise gjate karieres se tij ne 7 ndeshje…kunder Gjermanise…Federale e Lindore…kunder Rumanise, Finlandes, Turqise…etj e duke e mbyllur ne nje miqesore 1-1 me Kinen…
Ne 1976 per shkakun e mesiperm banal e ne kulmin e moshes [ vetem 28 vjec]…dhe po ne kulmin e karieres e largojne dhunshem nga futbolli dhe e degdisin si mesues fiskulture ne fshatin Zall Bastar te Tiranes…[???]…
Pas 1990 do te emigroje ne SHBA…ku jetoj deri ne diten qe mbylli syte…me pengun e madh te nje enderre sportive e njerezore prere ne mes !
E kisha mik te mire e te hershem Bashkimin e mire , te thjeshte e njerezor…e vecmas te vellane e tij Takun…ndaj dhe ruaj kujtime te vyera prej vellezerve Muhedini qe biografia -gogol e atij sistemi bastard ju a mbylli jeten para kohe…
Flisja shpesh ne telefon e shkembeja mesazhe ne mesenxher e permes fb me Bashkim Muhedinin…dhe natyrisht vec halleve e shendetit kurre nuk harronim te flisnim edhe per pasionin e tij te hershem futbollin…dhe sa here qe gjuha shkonte ku dhemb Dhembi…atij pikerisht ai lloj Dhembi i dhimbte aq fort…
Nje semundje e rende qe ju shfaq keto 4-5 vitet e fundit…e vuri perfund …ndaj dhe gjigandi i portes shqiptare dhe nje nga krenarite e KS Partizani nuk ja doli dot…
Lamtumire mik i mire…te qofte Dheu i lehte e te prehesh ne Paqe !
A.R.D

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit