Home KRYESORE Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj: Askush nuk e do bashkimin e PD-së. Ne nuk fituam kur ishim bashkë e jo më tani…

851
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar situatën në PD, kur vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për Panorama TV, Gjekmarkaj ka thënë se grupimi i Enkelejd Alibeajt, “në sondazhe, shkon nga 8-12 % mbështetje, pra ka një elektorat që i rri pas këtij grupi që ka mbajtur një qendrim të caktuar ndaj Berishës”.

Një parti e tillë që para një viti e gjysmë nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë si parti me program e përpjekje, atëherë mendo tani kur jemi me dy pjesë. Njëra më e madhe e tjetra më e vogël. E domosdoshme së pari bashkimi, e gjetja e një formule që na bën atraktivë me qytetarët.

Asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim, as bashkim në thelb, ndaj kjo situatë më bën të rri i tërhequr e të mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD. Fati i PD varet nga vullneti i çdo individi që militojnë në parti, nga politikanët, deputetët ata që drejtojnë, ndaj nëse nuk ndodhin këto nuk e shoh të mirë situatën në PD. Ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, bashkimi i duhet sot, neser. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës bashkimi duhet një orë e më parë.

14 maji, thembra e Akilit, dilema të mëdha ku një pjesë quhet PD zyrtare e një pjesë quhet partia e foltores, pra të dyja delegjitimojnë e nuk pranojnë njëra tjetrën. Në thelb janë interesa personale të ngushta që e kanë çuar PD drejt këtij fragmentimi. Opozita duhet të kishte dalë me një kandidat”, tha Gjekmarkaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit