Home Aktualitet Aksident në D...

Aksident në Devoll-Miras, dy të plagosur

55
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor “Devoll Miras”. Një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur dy pasagjerë.

Policia sqaron se të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa është shoqëruar shoferja e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Devoll-Miras”, shtetasja A. O., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit E. K. dhe E. O., të cilët u dërguan në spital, për mjekim”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit