Home Aktualitet Aksidentet rr...

Aksidentet rrugore/ Çuçi: Hetim pasurie për drejtuesit me makina luksoze

5
0

Gjatë konferencës për shtyp ku po prezantohet reformimi i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshë, Bledi Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori Policie, ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit.

”Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën.

Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur në hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.

Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit