Home Aktualitet Aksidentet rr...

Aksidentet rrugore, shoferët nga 25-35 vjeç më problematikët. Shkak kryesor, shpejtësia

31
0

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën në rrugë, ku vetëm në javët e fundit ka dhjetëra shoferë të arrestuar dhe qindra patentat të pezulluara. Shoferët nga 25 deri në 35 vjeç rezultojnë më problematikët në rrugë. Statistikat e policisë tregojnë se ata janë të përfshirë në pjesën më të madhe të aksidenteve me pasoja të rënda të regjistruara në 2023.

Ndonëse këtë vit numri i viktimave dhe aksidenteve ka një rënie, shifrat e regjistruara mbeten sërish shqetësim për policinë. Specialisti i policisë rrugore, Ali Yzeiri tregon shkaqet kryesore të regjistrimit të aksidenteve me pasoje jetën e njerëzve.

”Ecja me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, sjellja e këmbësorit. Nisur nga sjellja e shoferëve në rrugë, kryesisht ato në moshë të re, Kodi Rrugor pësoi disa ashpërsime”.

Eksperti i Policisë Rrugore i sheh pozitivisht këto ndryshime, teksa shton se nëse do ishin aplikuar më herët numri viktimave nga aksidenteve do ishte më i ulët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit