Home Aktualitet Aksidenti tra...

Aksidenti tragjik me 46 viktima, Besa Kokëdhima: Turp, Shqipëria asnjë ditë zi

142
0

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë qenë sot në ditë zie në respekt të 46-të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, 12 prej të cilëve fëmijë. Në të gjitha institucionet shtetërore flamuri është ulur në gjysmë shtize.

Shqipëria nuk ka marrë një vendim të tillë dhe kjo ka zgjuar revoltë tek këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përmes një postimi në InstaStory, thotë se të gjithë kanë shpallur ditë zie përveç vendit nënë. Për të ky veprim është i turpshëm.

“46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit