Home Aktualitet Aksidentoi pë...

Aksidentoi për vdekje turistët, arrestohet 17-vjeçari pa patentë

28
0

Policia e Vlorës ka arrestuar 17-vjeçarin, i cili aksidentoi me vdekje dy turistë italianë në në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”. Aksidenti ndodhi shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Motori me të cilin lëviznin dy shtetasit italianë nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga 17-vjeçari, i cili sipas kodit rrugor nuk kishte mbushur moshën për t’u pajisur me lejedrejtimi.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, ku si pasojë, humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. R., 17 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, njofton Policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit