Home Aktualitet VIDEO/ Polici...

VIDEO/ Policia e Kosovës kërkon ta arrestojë, shqiptari nga burgu i Francës: Nuk kam detyruar askënd në Tik-Tok

157
0

Rrjeti social Tik-Tok është kthyer prej kohësh në një shqetësim, dhe kërcënim për jetën. Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Xhemal Ukës, një Tik-Toker nga Puka i njohur me nofkën “Fire”. Ky i fundit ndodhet në një burg të Francës, dhe aty futet në çdo moment live në Tik-Tok.

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Ukën, të dyshuarin për shtytje në kryerje të veprës penale “Degradim i integritetit seksual”. Gjithçka nisi kur Uka dhe i riu i njohur si “Valmir bossi” po sfidonin njëri-tjetrin, dhe ky i fundit u sfidua të puthë organin gjenital të një të mituri. “Valmir bossi” nuk hezitoi fare të nxjerrë përpara kamerës një fëmijë të mitur, të cilin së pari e zhveshi e më pas edhe e kreu “sfidën”, gjë për të cilën edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Nga ana tjetër, Uka rezulton të jetë i dënuar për vjedhje në Francë dhe aktualisht ndodhet i arrestuar duke vuajtur dënimin. Ai ka mbërritur në Francë në vitin 2020 kur ka bërë një kërkesë për azil me arsyetimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri pasi në vitin 2015, kishte plagosur me thikë një efektiv policie.

Policia duket të mos ketë qenë në dijeni se Xhemal Uka veçse është i arrestuar dhe vuan dënim në një burg të Francës. Nga atje, ai ka thënë për Indeksonline se nuk e ka detyruar askënd të bëjë asgjë të bëjë me zor. Sipas tij, një gjë e tillë për t’u bërë është zgjedhur nga vet Valmiri, teksa bën kërkesë të lihet i qetë të kryejë denimin në burgun ku gjendet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit