Home Aktualitet Aksioni për k...

Aksioni për konfiskimin e ndërtesave pa leje, Salianji: Njeriu i Ramës ndërtoi 4 kate në mes të Tiranës

441
0

Aksioni i sotëm i qeverisë ”Rama 3”, për konfiskimin e ndërtesave pa leje, sidomos të shumëkatësheve, u bë ”mollë sherri” në Kuvend.  Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë në lidhje me VKM-në e re për ndërtimet pa leje.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Salianji u shpreh se një person i afërt i kryeministrit Edi Rama, ka ndërtuar 4 kate pa leje në mes të Tiranës.

“Nga Velipoja deri në Ksamil, gjithë bregdeti është me ndërtime pa leje. Tirana në zonat më të mira, në mes të Tiranës u kujtua kryeministri për katër katet pa leje të bërë nga një prej njerëzve më të afërt të tij, që ka ndërtuar mijëra metra katror në Tiranë. Sot dolën për një pallat tjetër 9 kate, ka shtet këtu apo nuk ka?”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit