200 efektivë të Policisë në terren për të zbuluar drogë…kontrolle nga toka dhe ajri

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollin e territorit nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke u përqendruar gjatë ditës së sotme në zonën e Ishmit dhe në Manëz.

Paralelisht vijojnë kontrollet në territor edhe në ish magazina e depo shtetërore, Ish reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në ketë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?