30 qershori, arrestohen 3 persona për pengim të procesit zgjedhor

Policia njofton se sot janë arrestuar tre persona në Tiranë, si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Kujtojmë se kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të PS kanë kërcënuar vazhdimisht gjatë fushatës se kush cenon zgjedhjet do të përballet me ligjin sipas Kodit Penal.

SHKARKO APP