4 deputetë të opozitës shkojnë në gjykatë

Protesta e së hënës, la të arrestuar mbështetës të opozitës. Arrestimi i tyre nga policia u bë për prishje të rendit publik dhe dhunim të uniformave blu edhe pse protestues dhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, u dhunuan nga policia.

Sot ata priten të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se aty janë edhe deputetët e Partisë Demokratike: Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu dhe Isuf Çela, janë parë në ambientet e gjykatës ku kanë shkuar për të mbështetur protestuesit.

Ata kanë mbërritur në Gjykatën Penale, pranë burgut të Tiranës, ku po mbahen simpatizantët e PD prej tre ditësh dhe do të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, i proceduar po ashtu penalisht, bashkë me 9 deputetë të tjerë të opozitës do të jetë sot në mbledhjen e Byrosë në orën 10.00. ku do të mbajë një qëndrim dhe do të largohet menjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre ditë më parë policia njoftoi se: Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë protestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:

• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
• E. M., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
• S. L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?