87 ditë protestë/ Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut

Në ditën e 87-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët janë mbledhur sërish për të marshuar drejt Kryeministrisë. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili është pjesë e protestës prej ditës së tretë, tha se qytetarët nuk po rreshtohen më pas partive politike, por po bashkohen për interesin kombëtar.

“Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Populli ka dalë në shesh dhe i ka thënë jo kësaj politike”. Zotaj akuzoi gjithashtu qeverinë për mashtrime dhe dështim në përmbushjen e premtimeve.

“Kjo qeveri ka mashtruar shqiptarët që prej fillimit të saj në vitin 2013”. Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve lidhet edhe me ndjesinë e mungesës së mbrojtjes dhe përfaqësimit. “Jo vetëm se kemi qenë të vjedhur sistematikisht, por kemi qenë edhe të pambrojtur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?