FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident tragjik në Moskë, përplaset makina e Putinit (FOTO/VIDEO)

Mediat ruse raportojnë për një aksident tragjik, në të cilin është përfshirë makina e presidentit rus, Vladimir Putin. Aksidenti ndodhi në bulevardin “Kutuzovsky”, ku “BMV”­ja presidenciale u përplas me një “Mercedes”.

Presidenti rus nuk ishte në makinë në momentin e aksidentit, por sipas mediave shoferi i tij i preferuar humbi jetën.

Makina zyrtarisht është e regjistruar në emër të Këshillit Federal, i njohur ndryshe si Senati rus ose Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit tjetër u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën. Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me viktimën, por mediat kanë zbuluar se ai është një prej shoferëve të presidentit me mbi 40 vjet përvojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

putin1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?