Aksidenti me vdekje në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar, banues në Laprakë të Tiranës, është arrestuar nga policia e Pogradecit. I riu Roland Asllanaj, këtë të diel paradite, përplasi me automjetin e tij një burrë që po udhëtonte me biçikletë në hyrje të qytetit.

Duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen”, 25-vjeçari ka aksidentuar Bujar Xhemollari, 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë.

Edhe pse i moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ai nuk mundi të mbijetojë.  Për të riun tani rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?