Albin Kurti: Duhet të përfshihemi bashkë Shqipëri-Kosovë, por jo për të penguar njëri-tjetrin!

Kryeministri Albin Kurti foli sot në parlamentin e përbashkët.

Ai tha ndër të tjera: “Të dashur shqiptarë kudo në Ballkan apo në mërgatë, ju uroj Ditën e Flamurit. Stërgjyshërit tanë kanë luftuar për shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, e hapur për miqtë kontribuuese për paqe. Gëzuar për festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar.

Deklarata e pavarësisë, evidenton Ismail Qemalin si prijës republikan. Mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i Arsimit, Luigj Gurakuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë siç janë edhe sot. Ndaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi me njëri tjetrin. Duhet të përfshihemi, por jo për të penguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika e ekonomia nuk janë çifligje por kalaja ku vëmë të gjithë nga një gur.

Duhet të jemi më shpesh bashkë. Jo etëm në kremte, e jo vetëm ne politikanët. Të pranojmë perspektivat e ndryshme dhe të punojmë së bashku.

Motra e vëllezër nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë ndërsa sot 25 vjetorin e shpalljes së UÇK në Llaushë. Bëjmë tani edhe për të ardhmen, nderojmë të kaluarën që na përbën sot dhe ecim bashkë. Në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, të çdo qeveria. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj para. Urojmë që suksesit të Shqipërisë veç t’ju shtohen për çdo ditë të flamurit. Jam e sigurt se njëlloj gëzoheni edhe ju për sukseset tona.

Mesazh ata që kanë marrë rrugën e kurbetit. Kjo ditë është më së shumti e juaja. Jeni mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona. E di se atje nuk po shkoni nga qefi por nga halli. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që tju bindim që të rrisni fëmijët në atdhe. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, tha ALBIN KURTI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?