AMP vijon bashkëpunimin me SHBA, drejtori Qose pret këshilltaren e FBI-së pranë SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, zhvilloi sot një takim me Karma M. Smith, Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë tashmë detyrën në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve amerikanë në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë takimit, Qose shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për Jamar Williams, për punën dhe mbështetjen e çmuar të dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit me AMP-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim ishte i pranishëm edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëpunimi me partnerët amerikanë mbetet një komponent i rëndësishëm për Klevis Qosen dhe AMP-në, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale, shkëmbimit të eksperiencave dhe rritjes së efektivitetit institucional.

Takimi përcjell një tjetër mesazh për vijimin e partneritetit Shqipëri–SHBA dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe përballjen me krimin e organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?