Arben Malaj: Elisa Spiropali tregoi integritet për çështjen e SPAK-ut ndaj Belinda Ballukut

Ish-ministri socialist Arben Malaj thotë se Elisa Spiropali tregoi integritetin e saj duke mos mbështetur qëndrimin e PD për t’i mbyllur derën kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Lidhur me vijimësinë e rrugëtimit politik të Spiropalit, Malaj tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte sesi do të shkonte, pasi sipas tij, do të varej nga veprimet e saj të mëtejshme sesi do të formatohej lidershipi i saj brenda PS.

”Unë mbështes çdo qëndrim kritik, për një problem. Momenti i Spiropalit është momenti kur për postin që pati, kuptoi se nëse PS nuk do të gjente një miratim për vazhdimin e hetimit të Ballukut dhe SPAK e vuri topin te penalltia për PS dhe tha zgjidhni ose ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur unë bëra një apel që të paktën 8 veta në PS të mos e mbështesnin qëndrimin e Ramës, atëherë asnjë prej tyre nuk reagoi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Spiropali tregoi integritetin e saj dhe nuk votoi. Tani këta thonë jo inat, apo interesa personale. Por ajo mori guximin dhe nuk votoi. Sesi do formatohet ajo si lidere brenda PS është tjetër çështje”, tha mes të tjerash Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?