Arrestohet i dehur dhe pa patentë në timon
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi është kapur në timon pa patentë. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Arjan Lami, 20 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”; Lushnjë, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”; me targa AA 439 JZ, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”; parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

