FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet nobelistja Erdogan si “anëtare e organizatave terroriste”

Një gjykatë në Turqi ka vendosur të arrestojë nobelisten turke Asli Erdogan. Romanvierja nuk është e afërme e Presidentit, ndërsa akuzohet se ka lidhje me partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Arrestimi vjen tri ditë pasi një duzinë gazetarësh të “Özgür Gündem” u ndaluan. Erdogan dhe pjesa tjetër e stafit u arrestuan pasi gjykata vendosi gjithashtu mbylljen e gazetës me pretendimin se propagandon idetë e PKK-së.

Zonja Erdogan ishte anëtare e bordit këshillues të gazetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u dërgua në burg në Stamboll nën akuzën paraprake të “anëtarësimit në organizatë terroriste” dhe “minimit të unitetit kombëtar”, shkruan prestigjiozja turke “Hyrriet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta ishte përkohësisht e mbyllur, por policia bastisi përfundimisht zyrat e saj. midis të arrestuarve është edhe redaktori i përgjithshëm.

Vendimi i mbylljes, bastisja dhe arrestimet u përcollën me kritika nga partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia Demokratike Popullore (HDP). Vendimi u kritikua gjerësisht edhe nga të gjitha shoqatat e gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?