Arta Marku në Prokurori, Llalla i dorëzon detyrën
Kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla, do t’i dorëzojë sot detyrën pasardhëses së tij të përkohshme, Arta Marku.
Në marrjen e detyrës kryeprokurorja Marku do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, Genc Gjonçaj.
Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme një ditë më parë nga mazhoranca me 69 vota. Seanca u përfshi nga tensione të ashpra, pasi opozita ishte kundër këtij vendimi. Militantë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar protestuan dje jashtë Kuvendit, duke u përplasur me policinë, ku pati dhe persona të lënduar.
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës krijuan një situatë të jashtëzakonshme në sallën e Kuvendit, duke protestuar me të gjitha mënyrat.

