Avramopulos siguron shqiptarët: Vizat s’ua rikthen njeri, bëni kujdes me…

Komisioni Evropian po raporton sot për funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos tha se është i përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e masave për emigrantët e parregullt. Ai tha se duhet luftë ndaj krimit të organizuar.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor. Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse. Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”- tha Dimitris Avramopoulos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Memorandumi i Vizave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?