Balla: Delegacioni i BE-së nesër në Zvërnec, eurodeputetët njihen me projektin e investimit

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ditën e nesërme, dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës, ku do të shikojnë nga afër zonën dhe do të informohen mbi detajet e investimit që do të zhvillohet atje.

“Mbledhja e radhës e Komitetit të Stabilizim Asociimit 25-26 maj në Strasurg, do të kemi përfunduar edhe zgjedhjet vendore, besoj zgjedhjet do të jenë në një nga të dielat 2 ose 9 maj siç e përcakton ligji.

Ndërkoëh që nesër, seanca e tretë është përcktuar si një vizitë në terren, do të shkojmë në Zvërnec për të parë nga afër zonën dhe për t’u informuar nga të gjithaa autoritetet dhe përfaqësues vendorë, për të informuar eurodeputetët mbi të gjitha çështjet që lidhen me investimin në Zvërnec. Nisja nga Tirana në 8:15”, tha mes të tjerash Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?