FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Hetim parlamentar për të gjithë ata që kanë fituar Statusin e Investitorit Strategjik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin me drejtuesit e PD, teksa zhvilloi takim me strukturat drejtuese të qarqeve të Kukësit dhe Lezhës.

Basha u shpreh se, “Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik dhe të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë familjen tonë politike, për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët”.

“Me strukturat drejtuese të qarqeve të Kukësit dhe Lezhës diskutuam për rivitalizimin e Partisë Demokratike, për t’u bërë zëri i qytetarëve përballë padrejtësive të kësaj qeverie të korruptuar”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shembujt për këtë janë kudo, nga afera mafioze e Inceneratorëve, tek fondet IPARD që përdoren për të nginjur qeveritarë të korruptuar dhe jo fermerët shqiptarë; nga abuzimi me PPP-të, tek ligji për investimet strategjike”, nënvizoi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky i fundit është përdorur nga Edi Rama për të shpërblyer miqtë e tij dhe ata që i kanë sjellë vota dhe para, madje “investitor strategjik” janë bërë edhe persona të krimit të organizuar. Prandaj ne do të kërkojmë: Hetim parlamentar të të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit”, theksoi Basha.

“Përballja me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënie e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, si edhe vota e diasporës janë jetike për çlirimin e potencialit të madh që vendi ka ynë”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?