Bënte kërdinë duke vjedhur makina luksoze, arrestohet i shumëkërkuari në Sarandë

Një nga personat më të kërkuar nga Policia e Sarandës ka përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme.

Ai bënte kërdinë duke vjedhur makina dhe dyqane ndërkohë që ishte dënuar disa herë.

Shërbimet policore të Sarandës kanë arrestuar në flagrancë Aleksandër Qarri, 44-vjec (i njohur ndryshe si Gim Lepuri), lindur ne Novosele e banues në Tirane, i divorcuar, i dënuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarri dyshohet për 110 vjedhje në Tiranë, 7 vjedhje në Vlorë dhe 5 vjedhjemakinash e dyqanesh në Sarande brenda një periudhe 10 ditore por ky person ka kryer edhe shumë vjedhje në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Sarandës e ka arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30.

Nga data 1-17 dhjetor ka thyer 5 mjete ne Sarande, vidhte kryesisht kasetofona që i shiste tek një servis në Tirane.

Ne Sarande shkonte çdo të shtunë në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe nisej me autobus në 5 të mëngjesit për Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?