Berat, gurët bllokojnë për 30 minuta aksin rrugor
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 20:46
Aksi rrugor Ura e Goricës-Ura e Vjetër në Berat është bllokuar përreth 30 minuta si pasojë e masivëve të gurëve që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm.
Rënia e gurëve ka ndodhur rreth orës 07:00 nga qafa kodrinore e Kalasë.
Si pasojë, automjetet kanë qarkulluar me vështirësi vetëm njërin krah të rrugës. Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për të zhbllokuar aksin në fjalë.

