Berat, kanosi me thikë nënën e tij për ti marrë lekë, arrestohet 25-vjeçari
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili kanosi me thikë nënën e tij. Në prangu u vu shtetasit Françesko H, 25 vjeç, banues në Berat.
“Arrestimi i tij u bë pasi kanosi me thikë nënën e tij shtetasen L.H, 53 vjeçe, për ti marrë një sasi lekësh dhe ka ushtruar dhunë psikologjike në vazhdimësi ndaj saj”, sqaron policia.
Materialeti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhuna në familje”dhe “Kanosja” parashikuar nga neni 130/a dhe 84 Kodit Penal.

