Berisha: Po shtohen vdekjet. Rama fsheh të dhënat e autoriteteve kineze që ndalojnë vaksinën për moshat mbi 60 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se qeveria “Rama” po mban të fshehta për opinionin publik të dhënat e autoriteteve kineze mbi efektet e vaksinës Sinovac, e cila po përdoret këto ditë masivisht në Shqipëri. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha deklaron se ditët e fundit është rritur numri i vdekjeve, pas bërjes së vaksinës kineze. Berisha shkruan se duhet ndaluar vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç me vaksinën kineze, ashtu siç edhe ka kërkuar vetë qeveria e Kinës. “Edvini fsheh njoftimin e autoriteteve kineze sipas të cilit ndalohet përdorimi i vaksinës në personat mbi 60 vjeç”,- shprehet Berisha në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Stop vaksinës kineze te/mbi 60 vjeçarët! Shtohet ditët e fundit ndjeshëm numri i te vdekurve pas vaksinimit me vaksinën kineze, e cila është e ndaluar të aplikohet mbi moshat 60 vjeç. Edvini fsheh njoftimin e autoriteteve kineze sipas të cilit ndalohet përdorimi i vaksinës në personat mbi 60 vjeç. Fshihet gjithashtu me qellim data e skadencës e të tre vaksinave në përdorim. Të dashur miq, autoritetet kineze kanë njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare se ndalohet të përdoret vaksina Sinovac në personat me moshë 60 vjeç e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë kriminale njoftimin zyrtar të autoriteteve kineze dhe vazhdojnë të injektojnë këtë vaksinë mijëra raste të moshës 60 vjeç e sipër, gjë që është shoqëruar këto ditë me shtim të vdekjeve pas vaksinës në këta persona. Përveç kësaj Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë po kriminale datën e skadencës së vaksinës kineze, por edhe të AstraZeneka. Shtoj këtu se sipas mediave një sasi e vaksinës së AstraZeneca të marrë nga Beogradi sipas mediave që citojnë kryeministren e Serbisë, skadoi më datën 28 mars. Duke dënuar si te papërgjegjshme kriminale këto qëndrime të Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnisë, të cilat po kushtojnë jetë të shumta njerëzish kërkoj:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Ndërprejen e menjëhershme të përdorimit të vaksinës kineze tek personat 60 vjeç e sipër,

2-Bërjen menjëherë transparente të datës së skadimit të të tre vaksinave që përdoren në Shqipëri.

3-Avokati i Popullit të marrë në shqyrtim urgjentisht të gjithë dokumentacionin e vaksinave që administrohen në Shqipëri dhe t’ia dërgojë për hetim dhe ekspertizë OBSH”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?