Bota po shkon drejt Luftës së Tretë

Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 60 vjetët e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtri, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kah aspekti u fuqisë dhe prestigjit ushtarak.

Tre këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore – nëse jo të vetme – dhe janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto shtete përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar balancë delikatë politik që mund të shpie te kolapsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një numër i ekspertëve kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës.

Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim edhe jostabilitetin e Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita ditës në këtë shtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?