Breshëri të shtënash, një personi në Laç i bëhet atentat në afërsi të shtëpisë
Një atentat me armë zjarri është shënuar në orët e vona të kësaj të diele në Laç.
Drejt një personi është qëlluar me breshëri të shtënash pranë banesës së tij, por fatmirësisht pa u goditur nga asnjë prej plumbave.
Mësohet se në shënjestër ka qenë Gjovalin Zyma, i cili po kthehej në shtëpi me makinën e tij tip fuoristradë, në momentin që është qëlluar me armë drejt tij.
Fati e deshi që Zyma të mos preket nga asnjë prej plumbave, duke shpëtuar pa asnjë lëndim.
Ndërkohë automjeti me të cilin udhëtonte ka pësuar dëmtime të shumta, për shkak të breshërisë së të shtënave.
Aktualisht nga ana e policisë po hetohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Sakaq Zyma po merret në pyetje, për të zbuluar konflikte të mundshme, që mund të ketë pasur.

