Deputeti i PS i bën biografinë Kryeprokurores: Është e djathtë
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu thotë se demokratët nuk duhet të shqetësohen se Edi Rama po kap Prokurorinë. Në një status në Facebook, deputeti i PS-së pasqyron biografinë e familjes së kryeprokurores së re.
Ai thotë se Arta Marku e ka familjen të djathtë dhe votues të PD. Ndreu shton se PS mund të kishte zgjedhur dhe një pinjolle të majtë, por tregoi dinjitet duke zgjedhur një kandidate që vajzën e dajës e ka pasur me PD.
Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:
Imoraliteti i PD s`ka kufi. Ndersa flet per kapje politike te prokurorise, harron te konfirmoje, megjithese e di mire se Arta Marku eshte bije e Ndrece Markut inxhinier nga Lezha, banues prej vitesh ne Fushe Arrez dhe mbesa e Prel Dedes, nje nga familjet me te persekutuara te Iballes se Pukes. Nena e saj Liza, eshte nje nder aktivistet me te spikatura te PD-se ne Fushe- Arrez. Rrjedh nga nje familje komplet me qasje e aktivitet te djathte. Gruaja e dajes se saj, Albina Deda ishte deputete e PD legjislaturen e kaluar. Ne kete parti nuk ka me skrupuj. Keta nuk njohin as robt e shpise se tyre para miopise politike, ku i ka zhytur Sali Berisha. PS kishte shume mundesi me gjete nje pinjoll apo pinjolle te majte, por kurrsesi s`e beri e as nuk e vuri si kriter duke treguar dinjitet. Megjithese me prejardhje te djathte, ajo rrjedh nga familjet me te nderuara te atyre zonave, pervec integritetit profesional, qe nuk ka jurist te berishizuar qe ta vere ne diskutim!!!

