Deputetja e LSI: Shkova të ndihmoja një grua pa ndjenja, policët më tërhoqën zvarrë. Do bëj kallëzim penal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion”, ka treguar për mënyrën se si u dhunua nga Policia e Shtetit.

Kërpaci tha se ishte një moment ku u drejtua drejt Kuvendit, ndërsa përpara kishte një zonjë të shtrirë pa ndjenja dhe shkoi për ta ndihmuar.

Ajo tregoi se efektivëve të policisë u tha se ishte deputete e Kuvendit, por dhuna e tyre ishte krejtësisht e pajustifikuar, ndërsa nga ai moment e në vazhdim nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja e LSI-së, theksoi se ishin efektivët e policisë ata që ushtruan dhunë ndaj saj dhe e lanë pa ndjenja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Kërpaci bëri me dije se e denoncoi atë akt të shëmtuar, ndërsa tha se do të kryejë edhe një kallëzim penal ndaj tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?