Dhu*ohet ish-kreu i PD në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Akt i shëmtuar! I kam kërkuar Policisë të identifikojë autorët

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas incidentit të dhunshëm ndaj ish-kreut të PD në Lezhë, 53-vjeçarit Sokol Toma, duke e dënuar publikisht ngjarjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu u shpreh se episode të tilla dhune cenojnë sigurinë dhe dëmtojnë klimën shoqërore. Ai theksoi se akte të tilla janë të papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e duhur ligjore. Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe ndjekjen e tyre përpara drejtësisë.

Postimi i plotë

Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushdo që e ka menduar, organizuar apo kryer këtë akt duhet ta dijë se ligji, herët a vonë, të gjen dhe të vendos përpara përgjegjësisë. Edhe më të papranueshme janë banalitetet mediatike dhe spekulimet për “prerje veshi”, të cilat vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kam kërkuar drejtuesve vendorë të policisë të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.

Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë. Kushdo që perdor gjuhë të dhunshme, duhet të ndalë dhe të reflektojë pasi komunitetit lezhjan nuk ka asnjë lidhje me sjellje banale presioni dhe dhunë që herë pas here shfaqen!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?