Dhurata e veçantë e Ramës për senatorin John McCain

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim të gjatë senatorin e njohur republikan, John McCain.

“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet????”, shkruan Rama, që ma pas zbulon edhe edhe një dhuratë të veçantë që i ka bërë senatorit amerikan.

“Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dedikimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane.

Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?