Djegia e mandateve të deputetëve, vjen reagimi i Eduart Halimit për propozimin e Berishës

Ish-Kryeministri Sali Berisha propozoi sot publikisht që deputetët e opozitës duhet të djegin mandatet pas zgjedhjes së Kryeprokurorit.

“Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet”, deklaroi Berisha për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare.

Në lidhje me deklaratën e Berishës ka reaguar në rrjetet sociale, deputeti Eduart Halimi, i cili ka mbështetur qëndrimin e shprehur nga ish-Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot kryeprokuror u zgjodh Edi Rama. Rruga e vetme..është rruga. Doktori ka të drejtë”, shkruan Halimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?