Dosjet e Sigurimit të Shtetit, nis verifikimi i të shkuarës së trupës diplomatike

Trupa e Shërbimit diplomatik shqiptar do të verifikohet për lidhje me ish- Sigurimin e Shtetit të regjimit komunist. Gentiana Sula, drejtore e e autoritettit për informim konfirmoi nga Shkodra nisjen e skanimit  të të shkuarës së diplomatëve shqiptar. Ky verifikim ishte kërkesë e vetë Ministrisë së Jashtme. Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit ka ngjallur interes të lartë pasi Shqipëria krimet e komunizmit në 45 vjet ishin të shumta.

E gjithë trupa e shërbimit diplomatik shqiptar po kalon në sitën e autoritettit për informim mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit. Drejtorja e institucionit, Gentiana Sula, konfirmoi nga Shkodra nisjen e procesit të skanimit të të shkuarës së diplomatëve  me kërkesë të Ministrisë së Jashtme.

Gentiana Sula: Komplet shërbimi i jashtëm diplomatik dje ka sjellë kërkesën dhe ne e kemi legjitimuar përmes të cilës kërkon të verifikojë të gjithë figurat e shërbimit diplomatik në Ministri dhe shërbimet diplomatike. Është një hap për tu përshëndetur, është një distancim moral i një shërbimi shumë të rëndësishëm, askush nuk mund të jetë me hije dyshimi në këtë shërbim të përfaqësimit kombëtar kudo në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria numëron rreth 120 mijë bashkëpunëtorë të sigurimit përgjatë 45 viteve komunizëm, por Sula thotë se jo të gjithë janë reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gentiana Sula: Dosjet janë të mbushura me manipulime, shpifje, thashetheme. Nuk do të ishte e thjeshtë ti hapje këto, për më tepër aty ka të dhëna të karakterit shumë sensitiv dhe personal, të cilët vetë ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë.

Por për Simon Mirakaj, anëtar i këtij Autoriteti, mbetet kritik për faktin se ligji nuk është detyrues.

Mirakaj: Të imponojë administratën e lartë që të bëjë skanerin tek ky institucion.

Përfaqësuesit e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ishin në Shkodër në kuadër të një seminari me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe ish të përndjekur, ku u diskutua ligji që ka ngjallur interes të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?