Dritan Ylli: Më shumë përgjegjësi për fëmijët që kanë mburojë shtetin!
Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka inspektuar së bashku me trupën inspektuese Shtëpinë e Fëmijës Shkollore Shkodër, pas disa rekomandimeve të herëpashershme që janë lënë në këtë Shtëpi Përkujdesi pas disa monitorimeve, duke i kërkuar stafit të përkujdesjes më shumë përgjegjësi në zbatimin e standarteve.
Rekomandimet nga grupi i Task-Forcës rezultuan në një pjesë të madhe të tyre të realizuara, por sipas Drejtorit Ylli, “asnjëherë nuk është mjaftueshëm dashuria dhe përkujdesi që kërkojnë fëmijët, të cilët kanë mburojë vetëm shtetin”.
Shtëpia e Fëmijës Shkollore Shkodës është një Qendër shërbimi rezidenciale për fëmijët e moshës 06-18 vjeç. Në këtë institucion përfitojnë shërbim fëmijë nga qarqe dhe qytete të ndryshme të vendit.
“Misioni i këtij institucioni është ofrimi i shërbimeve sipas standarteve të përkujdesit të shërbimit shoqëror. Të nxitohet në plotësimin e rekomandimeve që ka bërë Inspektoriati i Punës për riorganizimin e institucioneve rezidenciale, me grupimin e moshave nga 0-5 vjeç më vete, 6.15 vjeç dhe 15-18 vjeç. Kjo ndarje grupmoshash do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë të shërbimit të diferencuar”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës dhe Shërbimeve Sociale, z, Dritan Ylli.
Qendra, megjithese e vjeter, kerkohet nga grupi I inspektimit të ofrojë mjedis të ngrohtë familjar, të përshtatshëm për përfituesit e vegjel. Grupi I Task-Forcës ka rekomanduar që Qendra të riformatohet si modelet Shtepi-Familje, sikundër është bërë tek shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli.
Përsa i përket personelit të Qendrës, janë emëruar punonjës të rinj nga Bashkia e Shkodrës, të cilët sipas Inspektoriatit të Punës, “kanë nevojë urgjente për trajnime në fushën sociale në lidhje me komunikimin me fëmijët dhe familjet e tyre”. Trajnimet duhet të zgjerohen për të gjithë stafin multidisiplinor për të arritur drejt përmirësimit të standarteve që kërkon një Qendër Përkujdesi.

