“Dua dhe unë një strehëz”, bashkia Mirditë mbledh ndihma për familjet në nevojë

Situata e vështire ekonomike në të cilen ndodhen shumë familje në Mirditë, ka marrë vemendjen e Bashkisë. Përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirdites, kjo njesi vendore ka lançuar projektin e bamiresisë “Dua dhe unë një strehez”. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj, ka ftuar biznesin e zonës dhe çdo qytetar që të kontribuojë për rikonstruksionin e 50 banesave gati të rrënuara.

Nismes i është bashkuar edhe kleri katolik i zones. Ipeshkvi i Mirditës, Gjergj Meta, u shpreh se duhet të reflektojmë për t’i ndihmuar këto familje.

Biznesmet e pranishem në këtë event kanë shprehur gatishmerine për të dhuruar dhe bashkëpunuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjithë ata që duan të kontribojnë për ndryshimen e situates për 50 familjet e identifikuara me probleme, bashkia ka publikuar një mesazh promocional dhe numrat e llogarisë bankare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?