FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duke bërë selfie vajza bie në ujë, prindërit hidhen për ta shpëtuar dhe vdesin

Ajo ishte duke u përpjekur për të realizuar një selfie, kur papritmas ra në një lumë dhe u mbyt, së bashku me prindërit që dëshpërimisht u përpoqën për ta shpëtuar atë, por nuk ja dolën as vetë.

Tragjedia ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në afërsi të fshatit Beesian, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.Vajza e vogël, njëmbëdhjetë vjeç, ishte me pushime me prindërit e saj të cilët ishin duke vizituar zonën përreth lumit Khunar.

Në një moment, në një përpjekje për të realizuar një fotografi si kujtim të këtij udhëtimi të shkurtër jashtë qytetit, vajza, ndoshta për shkak të një humbje të ekuilibrit rrëshqiti dhe ra në lumë.Ka qenë e kotë përpjekja e prindërve për ta shpëtuar atë nga mbytja. Siç raportojnë mediat pakistaneze ka qenë nëna e vajzës e para ajo që është hedhur për të shpëtuar të bijën nga mbytja, por është tërhequr nga rryma e fortë dhe nuk ja ka dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë pikë, i ati u hodh në ujë dhe u përpoq për të shpëtuar gruan dhe vajzën e tij, por edhe ai ka përfunduar i mbytur. Trupi i burrit nuk është gjetur ende. Familja la jetimë në këtë botë dy fëmijë të vegjël

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?