Durrës, 10 doganierë të arrestuar për drogë
Një operacion blic i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka cuar në pranga të paktën 10 doganierë të Doganës së Durrësit. Lapsi.al mëson se arrestimet kanë të bëjnë me një hetim të Krimeve të Rënda për trafikun e drogës.
Një burim nga grupi hetimor tha për lapsi.al se arrestimet janë pjesë e hetimeve për 8 ton kanabis që u kapën disa javë më parë në Ankona të Italisë.
Kamioni me drogë, i drejtuar nga një shtetas Maqedonas, kishte kaluar në Qafë Thanë dhe nëpërmjet Portit të Durrësit kaloi në Ankona ku u kap nga policia. Po me urdhër të Krimeve të Rënda u arrestuan më 24 mars 4 efektivë të policisë në doganën e Qafë Thanës.
Arrestimet vijnë dy ditë pas takimit që pati në Prokurorinë e Durrësit kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se takimi kishte në fokus luftën kundër trafikut të drogës dhe paralajmëroi rezultate të hetimeve.