Durrës e Vlorë, era e fortë ndërpret lundrimet

Për shkak të motit të keq dhe me erë që ka përfshirë qytetin e Vlorës këtë të shtunë është pezulluar lundrimi në det. Era është e fuqishme dhe shkon deri ne 20 m/s ndërsa lartësia e dallgës deri në 8 ballë në det të hapur.

Në gji lartësia e dallgës shkon në 6 ballë. Për këtë arsye trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në Radë dhe ditën e sotme nuk do niset në drejtim të Italisë. Lundrimi i trageteve në det është ndërprerë deri në përmirësimin e kushteve të motit deri në një njoftim të dyte nga autoriteti portual i Vlorës.

Ndërsa në Durrës tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë. Lundrimet janë pezulluar për anijet e peshkimit, pas njoftimit dy ditë më parë të Drejtorisë së përgjithshme detare për përkeqësim të motit në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?