Dy kandidatët e Beratit bashkohen e shpalosin programet
Kandidatët për Bashkinë e Beratit, kanë realizuar një bashkëbisedim të përbashkët me qytetarët. Një takim i tillë i pazakontë për publikun shqiptar është ndjekur nga qytetarët e Beratit, ku Petrit Sinaj i mazhorancës dhe Kasem Mahmutaj i Partisë Republikane, që përfaqëson opozitën në zgjedhje kanë shpalosur programin e tyre për administrimin e bashkisë.
Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Kandidatët ju përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale dhe zhvillimit të zonës.
Projekti i USAID, Programi për Qeverisjen Lokale, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017 do të asistojë qeveritë loakle, pas zgjedhjeve ku stafet do të trajnohen deri në muajin shtator kohë kur do të konstituohen.

