Dy të lënduar në magazinën e shkrumbuar

Zjarri i fuqishëm ka rënë rreth orës 09:15, në magazinën turke të tapeteve "Bibtex". Dy persona janë lënduar si pasojë e rënies së zjarrit.

Mësohet se një person është dërguar në repartin e djegieve në spitalin "Nënë Tereza" dhe është jashtë rrezikut për jetën. Një person tjetër ka mbetur i asfiksuar dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët e zjarrit. Raportohet se është bllokuar qarkullimi në njërin kah të autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkaq, pronari i këtij biznesi bëhet me dije se është një shtetas sirian. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

09:34- Zjarr në një magazinë tapetesh në autostradën Tiranë-Durrës

Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë turke tapetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve bashkë me forcat zjarrfikëse.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur katër makina zjarrfikëse. Aktualisht është duke u hetuar nëse flakët janë aksidentale apo të qëllimshme, kjo për shkak të konkurrencës.

SHKARKO APP