E gjithë java nën zero, ndaj vishuni mirë

Mbaroi shiu dhe doli dielli, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm. E gjitha java do të jetë me minus, edhe në kryeqytet. Shiu pritet të rikthehet pas më shumë se një jave. Dajti është mbuluar nga dëbora.

Temperatura minimale në Tiranë do të shkojë deri në -5 gradë celcius, ndërsa maksimalja për këtë javë do të shënoje të premten, duke shkuar në 11 gradë.

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore si dhe reshje të izoluara dëbore në ekstremet Veri-Verilindje. Por vishuni mirë, sepse tani ka filluar seriozisht i ftohti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?