E tmerrshme/ Vdes një 17 vjeçar, dy shokët e tij në gjendje jetike
Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rivergaro të Piaçencës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se 3 adoleshentë shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Golf” kanë dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe janë përplasur me një pemë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Dy të tjerët janë plagosur dhe ndidhen në gejdnje të rëndë. Ata janë të moshave 20 dhe 19 vjeç. Të rinjtë janë aksidentuar sapo kanë dalë nga një bar i zonës.








